Rritet konsumi i energjisë elektrike, paralajmërohet rritje e importit

by Nexhat

Me rënien e temperaturave pritet të rritet konsumi i energjisë elektrike, e bashkë me të edhe faturat t’u vijnë qytetarëve më të larta. Nga KESCO i kanë thënë RTK-së se konsumi për këtë vit është rritur për 8%. Në këtë ngritje thuhet të ketë ndikuar përdorimi i kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera për ngrohje dhe ftohje. Qytetarëve u është bërë thirrje ta kursejnë rrymën, në mënyrë që të mos rriten tarifat

Për rreth 8% më shumë qytetarët kanë shpenzuar energji elektrike këtë vit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Me rënien e temperaturave, pritet që të rritet edhe më shumë konsumi, e bashkë me të edhe faturat t’u vinë qytetarëve më të larta.

banner

Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s, tha se vetëm për 11 ditët e para të shtatorit, kanë importuar mbi 1 mijë e 100 MË energji elektrike.

Në rast se konsumi vazhdon të rritet, Ymer Fejzullahu, kryetar i bordit të ZRRE-së nuk e ka përjashtuar mundësin shtrenjtimit të tarifave të energjisë elektrike.

Njohës të energjetikës thonë se në rritjen e konsumit ka ndikuar rritja e përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve te tjera elektrike për ftohje dhe ngrohje. Sipas tyre, Kosova duhet të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve gjeneruese.

Ekzekutivi kosovar disa herë ka subvencionuar qytetarët në blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje dhe ftohje, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy