MDMA dhe psilocybin, përbërësit e tyre aktivë, tani mund të përshkruhen nga psikiatër të çertifikuar për trajtimin e disa patologjive mendore. Një vendim ky që disa shkencëtarë e konsiderojnë të parakohshëm.
Droga rekreative për të luftuar kundër disa patologjive mendore: Australia u bë, të shtunën më 1 korrik, një nga vendet e para në botë që autorizoi ekstazën dhe kërpudhat halucinogjene për qëllime mjekësore.
Sipas një vendimi, psikiatër të regjistruar tani mund të përshkruajnë MDMA dhe psilocybin, përbërësit aktivë në këto barna, për trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik dhe disa llojeve të depresionit marrë në shkurt nga mbikëqyrësi australian i ilaqeve.
Kanadaja dhe disa shtete në Shtetet e Bashkuara sigurisht që kanë autorizuar tashmë përdorimin mjekësor të psilocybin ose MDMA, por vetëm në kontekstin e provave klinike ose me autorizime të veçanta.
Australia, nga ana e saj, do t’i riklasifikojë këto substanca, pasi testet nga Administrata Australiane e Mallrave Terapeutike i vlerësuan ato si “relativisht të sigurta” kur përdoren në një “mjedis të kontrolluar nga ana mjekësore”.