Ramadani: Suspendimi i 4 policëve është presion politik, urdhëruesit duhet hetuar nga IPK

by Nexhat

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka reaguar pas suspendimit të katër policëve, duke e quajtur këtë vendim të panevojshëm dhe me prapavijë politike.

Sipas tij, hapja e një procedure disiplinore për një komunikim të shkurtër ndër-kolegial në një grup të Viber-it nuk është dashur të ndodhë fare, e aq më pak të pasohej me suspendim.

banner

“Ky veprim ka indikacione të presionit të plotë politik ndaj policëve. Urdhëruesit e suspendimit të 4 policëve është e mundur që kanë abuzuar autoritetin dhe kështu të kenë bërë shkelje penale. Prandaj, duhet të hetohen për këtë nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai ka shtuar se urdhërat joligjorë nuk duhet të zbatohen, duke theksuar se oficerët dhe zyrtarët policorë e dinë mirë këtë.

Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy