Bajrami-VV’së: Hipokrita, a keni votuar për president si opozitarë, me votat e kujt i keni zgjedhur Dërgutin e Konjufcën nënkryetarë

by Nexhat

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar përsëri pasi LVV s’ka pranuar që të votojë kandidatin e LDK’së për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Bajrami ka thënë se duhet pyetur eksponentët e LVV’së se a kanë votuar për kryetar të Kuvendit kur kanë qenë në opozitë dhe se me votat e kujt e kanë zgjedhur Aida Dërgutin e Glauk Konjufcën nënkryetarë të Kuvendit.

banner

Ajo ka thënë se deputetët e VV’së duhet pyetur se a kanë votuar për president të Kosovës, sa kanë qenë në opozitë.

Në fund, Bajrami i ka quajtur hipokrita.

“ Pyetni eksponentët e LVV-së, kur kanë qenë në opozitë:

– A kanë votuar ndonjëherë për kryetar të Kuvendit?

– Me votat e kujt janë zgjedhur Aida Dërguti dhe Glauk Konjufca nënkryetarë të Kuvendit?

– A kanë votuar ndonjëherë për President të Kosovës, duke qenë vetë në opozitë?

Hipokrita!”, ka shkruar Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy