Rishfaqet Angela Merkel, bën thirrje për unitet dhe reformim të BE-së: Dëgjojeni Trumpin!

by Nexhat

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të bashkohet në dritën e luftërave dhe krizave, si dhe politikave proteksioniste të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se ish-liderja e CDU foli në një simpozium të Fondacionit Konrad Adenauer mbi Traktatin e Lisbonës dhe teksa shqyrtoi vështirësitë gjeopolitike për Evropën nw raport me Rusinë ose Kinën, Merkel tha se po mendon për atë që “një shtet anëtar i Bashkimit Evropian mund të arrijë” mbi këto çështje.

banner

Ne të gjithë jemi, madje edhe Gjermania më e madhe ekonomikisht, krejtësisht të vetëm në fushë të hapur. Kjo është arsyeja pse Evropa është bërë më e rëndësishme nga sa mund të mendohet”, shtoi Merkel.

Merkel tha gjithashtu se disavantazhi i Marrëveshjes së Lisbonës është se Konventa Evropiane duhet të mblidhet për ndryshime të mëdha. “Ne si Bashkim Evropian duhet të jemi të kujdesshëm që të mos e bëjmë të pamundur për veten tonë të veprojmë”, paralajmëroi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy