Gjendet në lumin Po kafka e një homo sapiensi paleolitik

by

Kafka e një homo sapiens u gjet në shtratin e lumit Po.

Gjysmë e fshehur nga zhavorri, në pikën ku lumi përshkon Adën, pikërisht në seksionin në kufirin midis Kremones dhe Piacentinos te Italise, u identifikua nga profesori i Paleontologjisë i Universitetit të Parmës dhe kryebashkiaku i San Daniele Po (Kremones) Davide Persico.

banner

Nga kafka, e cila i përket një homo sapiens që daton që nga paleoliti, kanë mbetur dy kocka parietale dhe kocka zverku.

Një zbulim i rastësishëm – tha profesor Persico duke rrëfyer: “Ne ishim në një ekskursion për të vëzhguar lumin dhe zbulimi ishte krejtësisht i rastësishëm, por i jashtzakonshem.

“Menjëherë e raportova gjetjen në mbikëqyrjen arkeologjike dhe do të bëjmë studime të thelluara”, shtoi Persico. Datimi – vazhdoi ai, – është ende i pasigurt sepse duhen kryer të gjitha studimet e nevojshme, por sigurisht që është arkaik dhe besoj se mund të kthehet në paleolitik”.

Të premten zbulimi do të dërgohet në Ravenna për hetimet e para, gjenetike dhe me karbon 14.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy