Sot në fshatin Llugë do të bëhet përurimi i shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitia, në një ceremoni përkujtimore me pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe qytetarëve.
Në kuadër të aktivitetit, do të realizohet gjithashtu edhe rinovimi i obeliskut dhe i mjedisit përreth, duke e kthyer zonën në një hapësirë dinjitoze për nderimin e figurës së heroit.
Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe ish-udhëheqësi i UÇK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, i cili ka qenë bashkëluftëtar i shumë prej figurave të njohura të çështjes kombëtare.
Më 2 nëntor 2025 shënohen 36 vjet nga rënia heroike e Afrim Zhitisë, një prej figurave më të shquara të rezistencës kombëtare shqiptare në Kosovë.