PRIZREN/ Një grua harroi kuletën derisa bënte fotografi, disa të tjera ia marrin – policia ua publikon fotografinë të dyshuarave

by Nexhat

Një grua ka harruar kuletën e saj në tokë në një qendër tregtare në Prizren derisa po bënte fotografi. Kur ajo ishte kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur që s’e ka aty kuletën.

Ajo më pas kishte shikuar kamerat e sigurisë të qendrës tregtare dhe e ka parë se një grup prej disa grave ishin afruar dhe njëra prej tyre e kishte marrë.

banner

Policia ka publikuar fotografinë e tyre për të identifikuar ato meqë nuk ka arritur ta bëjë deri më tani dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gratë që po kërkohen për veprën penale “shpërdorim të pasurisë së huaj”.

“Me datën 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Rr. Ekrem Rexha në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty. E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marrë  Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit  76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale,  ku kërkohet  bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit. Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy