Pse nuk e mbështeti kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Flet Hykmete Bajrami

by Nexhat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka treguar arsyet pse nuk e ka mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Bajrami tha se nuk ka pasur vërejtje për profesionalizmin apo CV-në e Sejdiut, por se profili i tij institucional nuk e ka bindur se ai do të mund ta garantonte balancën mes pushteteve gjatë një mandati pesëvjeçar.

banner

“Unë personalisht nuk kam pasur asgjë me kandidatin. Profili i tij institucional nuk më ka bindur që zotëria mund ta bëjë balancën e pushtetit”, tha Bajrami në emisionin “Rubikon”.

Ajo theksoi se, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e presidentit për një mandat pesëvjeçar, duhet të merret parasysh edhe profili institucional i kandidatit.

Bajrami kritikoi gjithashtu mungesën e deklarimeve publike të Sejdiut lidhur me situatën kushtetuese në vend.

“Kur jap votën për president për 5 vjet, kur e mundësoj një mandat pesëvjeçar, unë shikoj edhe profilin institucional. Kurrë nuk kam dëgjuar një deklaratë të zotërisë, ai pranon që të jetë kandidat për president dhe gjysma e shoqërisë është e bindur që ne jemi në shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Na nuk e kemi parë edhe një deklaratë të tij lidhur me këtë situatë”, tha Bajrami.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy