Kurti tha se “nuk jemi prishur me Amerikën” – Matoshi: Ai e di çfarë mesazhi ka marrë nga CIA dhe Ambasada Amerikane

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar sot për herë të parë publikisht pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti u përpoq të minimizojë ndikimin e këtij pezullimi, duke thënë se nuk ka ndarje me SHBA-në, por vetëm “dallime”:

banner

“Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Opozita po e stërmadhon çka ndodhi,” deklaroi Kurti.

Por ndryshe e sheh këtë situatë analisti, Halil Matoshi.

Në një prononcim për Lajmi, ai thotë se Kurti është plotësisht i vetëdijshëm për mesazhet që ka marrë nga diplomacia dhe inteligjenca amerikane – përfshirë mesazhet që sipas tij janë transmetuar nga ish-shefi i CIA-s, William Burns, ish-ambasadori Jeffrey Hovenier, dhe e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, znj. Parttipati.

“Albin Kurti e di çfarë mesazhi ka marrë nga ish-shefi i CIA-s, Burns. Ai e di çka i ka thënë ish-ambasadori i SHBA-së, Hovenier, e çka e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Parttipati. Opozita nuk ka as çka stërmadhon, as çka përhumb,” u shpreh Matoshi

Sipas tij, raportet me SHBA-në kanë arritur në nivelin më të ulët historik, dhe paralajmëron se kryeministri Kurti e di edhe pasojat që do të vijnë nëse, siç u shpreh ai, “vazhdon të jetë i papërgjegjshëm”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy