Benjamin shpallet kampion bote në 400 metra me pengesa

by Nexhat

Atleti amerikan Rai Benjamin ka fituar medaljen e artë në disiplinën e 400 metrave me pengesa në Botërorin e Atletikës “Tokyo 25”.

Ai triumfoi me kohën 46.52 sekonda, duke i shtuar kështu titullit olimpik edhe atë botëror.

banner

Benjamin arriti të ruante ritmin deri në fund, pavarësisht se preku pengesën e fundit, dhe la pas brazilianin Alison dos Santos, që u rendit i dyti me 46.84, si dhe katariotin Abderrahman Samba, i treti me 47.06.

Dos Santos i shton kështu argjendit medaljen e artë të vitit 2022, ndërsa Samba rikthehet në podium botëror pas vitit 2019.

Ndërkohë, atleti nigerian Ezekiel Nathaniel shënoi rekord kombëtar me kohën 47.11, duke zënë vendin e katërt dhe duke hyrë në dhjetëshen më të shpejtë të të gjitha kohërave.

Femke Bol mbron titullin botëror në 400m me pengesa

Atletja holandeze Femke Bol ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Atletikës “Tokyo 25”, duke mbrojtur me sukses titullin në 400 metra me pengesa.

Ajo triumfoi me kohën 51.54 sekonda, rezultati më i mirë i këtij sezoni në botë.

Bol bëri diferencën në drejtimin final, duke lënë pas amerikanen Jasmine Jones, e cila fitoi medaljen e argjendtë me kohë personale më të mirë prej 52.08 sekondash.

Ndërkohë, Emma Zapletova nga Sllovakia siguroi bronzin me rekord kombëtar prej 53.00 sekondash.

Koha e Bol, 51.54, është e katërta më e shpejtë e karrierës së saj dhe më e mira që ka regjistruar ndonjëherë në një kampionat të madh, duke përmirësuar me 0.16 sekonda suksesin e saj të Budapestit dy vite më parë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy