Bayern Munichu nuk është ende gati të garantojë të ardhmen e Michael Olise përtej këtij sezoni.
Drejtori ekzekutiv i klubit bavarez, Jan-Christian Dreesen, nuk shkoi deri aty sa të premtonte se reprezentuesi francez do të jetë ende në Allianz Arena pas verës së ardhshme.
“Në këtë biznes, dhënia e premtimeve është e ndërlikuar”, pranoi Dreesen gjatë një paraqitjeje në televizionin gjerman “Sport1”.
Ai shtoi se aftësia e Bayern Munich për ta mbajtur lojtarin në planin afatgjatë është “diçka që do ta diskutojmë sërish verën e ardhshme”, tha ai.
Komentet e Dreesen nënvizojnë vetëdijen e Bayern Munichut se mbajtja e një prej lojtarëve kryesorë të klubit mund të mos jetë e thjeshtë nëse klubet e tjera elitare të Evropës shfaqin interes.
Real Madridi tregoi interes të madh për anësorin e përfaqësueses së Francës gjatë merkatos së fundit, megjithëse drejtuesi i Bayern Munichut hodhi poshtë raportimet se kampionët gjermanë kishin marrë oferta.
“Ishte e pakuptimtë të thuhej se kishim dhjetëra oferta në tavolinë këtë verë”, tha Dreesen.
“Nuk morëm as edhe një të vetme”, shtoi ai.
Ndërsa la të hapur derën për atë që mund të ndodhë në vitin 2027, Dreesen theksoi rëndësinë e sulmuesit 24-vjeçar për kampionët në fuqi të Bundesligës.
“Olise është jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë ekip. Ai është një magjistar në fushë”, tha ai.
Francezi iu bashkua Bayern Munichut nga Crystal Palace në vitin 2024, në një transferim me vlerë rreth 55 milionë euro (64 milionë dollarë), dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2029.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij në treg tashmë është rritur në 170 milionë euro (197 milionë dollarë).

