Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti i cili po e kërkon edhe një mandat në krye të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 Tetorit, sonte ka takuar banorët punëtorë e të ndershëm të Akllapit, që sipas tij treguan qartë angazhimin e tyre në rrugën e zhvillimit dhe punës për Lipjanin.
Ahmeti ka shkruar në rrjetin sociale se Akllapi është fshati i parë ku qeveria komunale e drejtuar nga ai, i ka mbuluar shpenzimet e transportit për nxënësit, kjo tregon kujdesin tonë për të ardhmen e gjeneratave të reja.
“Në të ardhmen, ky fshat ka potencialin të shndërrohet në një destinacion turistik, duke u bërë model i zhvillimit lokal. Rruga kryesore e hyrjes do të zgjerohet, ndërsa për studentët dhe bujqit do të ofrojmë mbështetje konkrete që jeta në Akllap të bëhet më e lehtë dhe më e begatshme” , ka thënë i pari i Lipjanit
Në fund, kandidati i LDK-së z. Ahmeti ka falanderuar banorët e Akklapit për mbështetjen dhe besimin e tyre për të vazhduar përtej fjalëve , me punë për Lipjanin!

