Dëshmia e Rubin dhe tjerëve në Hagë, Kurti: E kam përcjell aq sa kam mundur, duhet ta presim ecjen e procesit pa vlerësime politike

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se e ka përcjellë pjesërisht gjykimin në Hagë. Ai në një prononcim për T7, ka thënë se Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë dhe se roli i tyre është i kufizuar.

“E kam përcjellë pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta. Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, ka thënë ai.

banner

Gazetari Genc Godanci e pyeti: Si e komentoni faktin që Demaçi po përmendet si kryesori? Ju keni qenë bashkëpunëtor i ngushtë me të?

Ai tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.

“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë.”

Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish krerët e UÇK’së do të shpallen të pafajshëm.

“Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy