Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është arrestuar një person me iniciale Rr.M., pasi i njëjti dyshohet që në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Ndihmë në detyrim”, duke ndihmuar personat e arrestuar dy ditë më parë në operacionin në Vushtrri, në kryerjen e veprës penale.
I njëjti me vendim të prokurorit gjendet në mbajtje për 48 orë, transmeton Klankosova.tv.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesë për masën e sigurisë për të pandehurin”, thuhet në njoftim.

