U përmend në Speciale nga ish-këshilltari i NATO-s, flet Xhavit Haliti: Unë jo, por ai e di se sa i rëndësishëm kam qenë

by Nexhat

Emri i ish-deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti ka qenë tejet i përmendur në dëshminë e ish-këshilltarit të Komandantit të Forcave të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan.

Me këtë rast kur është paraqitur Xhavit Haliti, Duncan u shpreh se ka qenë një person me interes të veçantë për ta.

banner

Në fotografinë e shfaqur të Halitit me disa nga komandantët e UÇK-së, Duncan fillimisht tha se po hyhet në një çështje shumë të ndjeshme dhe se bëhet fjalë për një person me interes të veçantë për ta.

“Unë e di kush është ky zotëri, dhe ai është një person me interes të veçantë për ne, ka qenë, por nuk jam i sigurt nëse jam i përgatitur ose i aftë ta zbuloj kush ishte ai”, tha Duncan.

Në lidhje me këtë, lajmi ka kontaktuar me Xhavit Halitin. Fillimisht në pyetjen për emrin që iu përmend në Hagë, ai tha shkurt: “S’ka asgjë të keqe“.

Tutje, Haliti foli për deklaratën e Duncan që tha se Haliti ka qenë person me interes të veçantë.

“Nuk e di. Ai e di. Nuk e di, nuk e di sa i rëndësishëm kam qenë.“, tha Haliti në prononcimin e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy