Xhavit Jashari: Qeveria Kurti është anti-UÇK

by Nexhat

Xhavit Jashari, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së ka kritikuar institucionet shtetërore për mungesën e reagimit në mbrojtje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

“Krerët e institucioneve është dashur të reagojnë fuqishëm se dihet se si është ndërtuar kjo Gjykatë. Kemi një qeveri anti-UÇK, ku ministrat e kësaj qeverie kanë dëshmuar edhe rrejshëm ndaj luftës dhe krerëve atje”, tha Jashari për Front Online.

banner

Të hënën, ka nisur dëshminë në Hagë britaniku i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Javën e kaluar pata trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams. Mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy