Trump para OKB-së përmend sërish ndaljen e konfliktit Kosovë-Serbi: Keq që nuk më ndihmuat

by Nexhat

Presidenti amerikan, Donald Trump në fjalimin e tij në OKB ka përmendur sërish shtatë konfliktet, ndër to edhe konfliktin Kosovë-Serbi, të cilave thotë se u ka dhënë fund.

Trump shton se asnjë president apo kryeministër më herët nuk ka “bërë kurrë diçka të tillë”.

banner

Por i reagoi Kombeve të Bashkuara, duke thënë se është dashur që ai t’i ndalojë këto luftëra, e jo OKB-ja.

“Unë i dhashë fund shtatë luftërave dhe në të gjitha rastet ato po tërboheshin me mijëra njerëz të vrarë”Dhe e bëra vetëm në shtatë mua. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv

“Dhe, për fat të keq, në të gjitha rastet, Kombet e Bashkuara as nuk u përpoqën të ndihmonin në asnjërën prej tyre”, shton ai.

Më poshtë lista e vendeve, në të cilat Trump thotë se ka ndalur luftën:

Kamboxhia dhe Tajlanda

Kosova dhe Serbia

Kongo dhe Ruanda

Pakistani dhe India

Izraeli dhe Irani

Egjipti dhe Etiopia

Armenia dhe Azerbajxhani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy