GJAKOVË/ Deklarohet vjedhja e 120 mijë eurove dhe një arme zjarri

by Nexhat

Mëngjesin e sotëm është raportuar një vjedhje në një shtëpi në Novosellë të Epërme të Gjakovës. Sipas deklaruesit, hajnat kanë vjedhur 120 mijë euro dhe një armë zjarri, ka mësuar Express nga burimet e saj.

Rasti është hapur si “vjedhje e rëndë”, konfirmoi për Express zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

banner

Konfirmimi i tij i plotë:

Sot, është raportuar se në fshatin Novosellë e Epërme-Gjakovë, persona të panjohur rreth orës 08:30 kanë depërtuar në një shtëpi ku kanë vjedhur një armë zjarri (pistoletë) me nëntë copë fishekë, si dhe një shumë të konsiderueshme parash. Njësitë përkatëse policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë”. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy