Përvjetori i Banjskës: Radoiçiqi, dy vite “n’prehën” të Vuçiqit

by Nexhat

Para dy viteve, Millan Radoiçiq, atëherë nënkryetar i Listës Serbe, i priu një grupi-paramilitarësh serbë që sulmuan Republikën e Kosovës.

Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit, akti i agresionit ndaj policisë kosovare, la të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, raporton Klan Kosova, perciell Informim.net

banner

Derisa ndaj grupit të terroristëve, prej 45 personave në Kosovë, është ngritur aktakuzë e tre prej tyre, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të arrestuar qysh atëherë, po zhvillohet procesi gjyqësor, të tjerët nga grupi paramilitar jetojnë të lirë në Serbi.

Nisur nga Radoiçiq, i cili gjatë gjithë kohës i ka ikur syrit publik, deri javën e kaluar, kur u pa se si vetë ai me mbi 100 persona tjerë, po ofronin sigurinë fizike për presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, gjatë një marshi partiak në Beograd, më 13 shtator.

Kryeterroristi i Banjskës mundohej të mos vërehej, por në një transmetim televiziv, u vërejt goxha shumë.

Mburojë njerëzore, Vuçiqit, në këto muaj të përballjes me protesta masive ndaj regjimit të tij, pjesëtarët e grupit që kryen sulmin në Banjskë, i bënë edhe në raste tjera.

Në fillim të korrikut, pa u fshehur fare, bashkë me persona tjerë të veshur me këmisha jeshile, u pa pranë presidencën serbe, Vlladimir Vuçetiq, nga Mitrovica.

Disa nga të akuzuarit nga Republika e Kosovës, si kryes e organizatorë të sulmit të para dy viteve, ishin të pranishëm në stadiumin e Beogradit, ku më 9 shtator u luajt ndeshja Serbi-Angli.

Sipas dëshmive nga mediat serbe, tifozët që brohoritën kundër pushtetit u sulmuan fizikisht nga ky grup.

Udhëheqësit serbë, nisur nga Vuçiqi, kurrë nuk kanë folur mbi atë se qysh terroristët e Banjskës, në krye me Radoiçiqin, u bënë mburoja e tij kryesore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy