Milan-Napoli do të takohen të dielën në “San Siro” në supersfidën e xhiros së 5-të në Serie A.
Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte kanë fituar 11 nga 15 Scudettot e fundit.
Trajneri aktual i Milanit ka fituar gjashtë tituj në Serie A, një me “rossonerët” dhe pesë radhazi në krye të Juventusit, ku kishte marrë pikërisht vendin e Contes.
Pesë Scudetto, por me tre ekipe të ndryshme, për Conten, i cili ka fituar tre radhazi me Juventusin, një me Interin dhe një me Napolin. Përballja e fundit mes tyre daton në vitin 2013, kur Juventusi i Contes mundi Milanin e Allegrit me rezultat 3-2.
Trajneri aktual i Napolit ishte gjithashtu protagonist në sfidën e Scudettos së vitit 2012, e mbushur me polemika për golin e Muntarit që nuk u pranua në përballjen direkte në “San Siro”