Ballkani merr fitoren e tretë radhazi, triumfon ndaj Feronikelit ‘74

by Nexhat

Ballkani ka shijuar edhe triumfin e tretë radhazi për të festuar në shtëpi ndaj Feronikelit ’74.

Skuadra nga Suhareka zhvilloi një paraqitje fantastike për të fituar me rezultat 2-0

banner

Ballkani e nisi fuqishëm nga fillimi për të krijuar disa raste shënimi, ku ishte Abou Dosso që pas asistimit të Giovannit e zhbllokoi rezultatin (14’).

Ndërsa, vetëm gjashtë minuta më vonë Dosso dhuroi një top të bukur të Albert Diene që vulosi fitoren (20’).

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me Ballkanin që vazhdojë ta mbajë posedimin ndërsa skuadra nga Drenasi provoi me kundërsulme, por të pasuksesshme.

Kësisoj, Ballkani shkon në kuotën e nëntë pikëve ndërsa Nikli qëndron në pozitën e parafundit pa pikë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy