Bashkimi bën historinë, fiton sfidën e parë në FIBA Europ Cup

by Nexhat

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni ka arritur fitore historike në FIBA Europe Cup.

Në ndeshjen e parë kualifikuese, të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, prizrenasit mposhtën skuadrën polake, Anwilin me rezultat 80:75.

banner

Bashkimi e nisi furishëm sfidën, duke fituar çerekun e parë me 24:16. Megjithatë, mysafirët reaguan dhe në periudhën e dytë ishin më të mirë, duke e fituar me 21:15.

Në çerekun e tretë, “Arpagjikët” rikthyen epërsinë me rezultat 19:14, duke e mbajtur gjallë shpresën për triumf.

Dueli u vendos në minutat e fundit, kur diferenca ishte vetëm një pikë. Në sekondat e fundit, Bashkimi arriti të shkëputej dhe të fitonte me pesë pikë epërsi, duke e mbyllur ndeshjen me shifrat 80:75.

Kjo është fitorja e parë historike për Bashkimin në kualifikuese e FIBA Europe Cup.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 1 tetor në Poloni.

Skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy