Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Kjo e fundit ka thënë se gjykimin në mungesë e ka mundësuar pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2021, teksa çështja është për aktakzuat për krime lufte në Kosovë.
Behrami i cili ka shkruar për aktakzuat e ngritura për krime lufte nga Prokuroria Speciale, iu përgjigj deputetes duke thënë se është gënjështer dhe manipulim politik të pretendosh se gjykimin në mugesë e mundësoi Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se gjykimi në mungesë për krimet e luftës u fut në legjislacionin e Kosovës në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para se Vetëvendosje të vinte në pushtet.
Behrami ka thnëë se në atë kohë ministër i Drejtësisë ka qenë Abelard Tahiri.
“Të thuash se “gjykimin në mungesë e mundësoi Vetëvendosje në vitin 2021” është gënjeshtër dhe manipulim politik. Gjykimi në mungesë për krimet e luftës u fut në legjislacionin e Kosovës në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para se Vetëvendosje të vinte në pushtet. Madje, ligji e përcakton shprehimisht mundësinë e “hetimit, akuzimit dhe gjykimit në mungesë”. Në atë kohë, Abelard Tahiri ishte Ministër i Drejtësisë. Por, për të mos mbetur kjo vetëm te fjalët e mia, po ia kujtoj deputetes edhe deklaratën e Adnan Rrustemit, kolegut të saj nga Vetëvendosje”, ka thënë ndër tjerash Behrami.

