15 zjarrfikës vullnetarë trajnohen si pjesë e gjeneratës së parë për mbrojtje të kryeqytetit

by Nexhat

Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë një lajm të mirë për kryeqytetin. Ai ka thënë se sot po shkruhet historia, pasi 15 zjarrfikës vullnetarë, po trajnohen për t’u bërë pjesë e gjeneratës së parë me mision mbrojtjen e qytetit.

“Për herë të parë në Kryeqytet 15 zjarrfikës vullnetarë po trajnohen për t’u bërë gjenerata e parë që i bashkohet misionit të mbrojtjes së qytetit”, ka shkruar Rama. I pari i kryeqytetit ka theksuar se ky nuk është vetëm trajnim por një kulturë e re. “Ky nuk është vetëm trajnim, është fillimi i një kulture të re solidariteti, gatishmërie dhe përgjegjësie qytetare. Sot po shkruajmë historinë e një Kryeqyteti më të sigurt, ku qytetarët janë forca që na çon përtej”, ka shkruar Rama.

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy