Imri Ahmeti: Baica e dëshmoi fuqinë dhe besimin e palëkundur në rrugën tonë drejt fitores

by Nexhat

“Me pjesëmarrjen masive të qytetarëve sonte në Baicë, u dëshmua fuqia dhe besimi i tyre i palëkundur në rrugën tonë drejt fitores”

Kështu e ka nisur shënimin e tij në rrjetin social, kryetari aktual i Lipjanit Imri Ahmeti që është edhe kandidar edhe për një mandat tjetër në krye të këtij qyteti, gjatë takimit të mbrëmjes në fshatin Baicë, në turin e tij elektoral për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

banner

“Ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet që do të realizohen, si ndërtimi i shkollës së re dhe projektet infrastrukturore.”, ka thënë z. Ahmeti

Ai gjithashtu banorëve të shumtë të Baincës në këtë takim iu ka thënë se Programi i tij ynë nuk është vetëm një plan, por rruga e sigurt drejt zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm

“Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!. Faleminderit Baicë, për besimin dhe përkrahjen!”, ka shënuar në fund numëri një i Lipjanit Imri Ahmeti

#LDK113

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy