Kosova dhe Shqipëria pritet të dërgojnë trupa në Forcën Ndërkombëtare për Gazën

by Nexhat

Bisedimet për dislokimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Rripin e Gazës po avancojnë, ndërsa Kosova dhe Shqipëria përmenden në mesin e vendeve që pritet të dërgojnë disa qindra trupa.

Sipas një burimi të përfshirë në negociata, të cilin e citon “The Times of Israel”, po diskutohet dislokimi i rreth 1 mijë e 200 trupave nga Uganda dhe 500 të tjerëve nga Burundi. Kontingjentit pritet t’i bashkohen edhe trupa nga Kosova, Shqipëria, Maroku dhe Kazakistani.

banner

Në bisedime është rikthyer edhe Indonezia, e cila në maj i kishte pezulluar diskutimet për t’iu bashkuar kësaj force.

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit parashikohet ta marrë gradualisht rolin e ushtrisë izraelite në Gaza dhe të ndihmojë në procesin e çarmatimit.

Megjithatë, ende nuk është caktuar një datë për dislokimin e forcës dhe nevojiten miratime të tjera nga Izraeli.

Në fund të korrikut, Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte njoftuar se kabineti i sigurisë miratoi hyrjen e kufizuar të trupave nga disa “vende mike”. Një muaj më vonë, e njëjta zyrë deklaroi se Izraeli nuk e kishte miratuar hyrjen e forcës në Gaza.

Ndërkohë, procesi për çarmatimin e Hamasit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes palëve. Sipas një diplomati nga një vend ndërmjetësues, përpjekjet e reja për avancimin e planit mund të shtyhen deri pas zgjedhjeve për Knessetin më 27 tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy