Komuna e Klinës binjakëzohet me Komunën e Quinto di Treviso në Itali

by informim peje

Në një seancë solemne të Kuvendit të Komunës së Klinës, është nënshkruar marrëveshja e binjakëzimit me Komunën e Quinto di Treviso, Itali.

Ceremonia u zhvillua në prani të kryesuesit të Kuvendit, Fadil Gashi, anëtarëve të Kuvendit, klerikëve fetarë, mysafirëve nga Italia, bashkëatdhetarëve dhe qytetarëve.

banner

Në këtë ngjarje historike mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Quinto di Treviso, z. Ivano Durigon, i cili bashkë me autoritetet lokale të Klinës vulosën këtë marrëveshje që shënon një kapitull të ri në bashkëpunimin ndërkufitar.

Binjakëzimi ndërmjet dy komunave synon të fuqizojë marrëdhëniet në fusha të ndryshme si zhvillimi ekonomik, arsimi, kultura, rinia, sporti, shëndetësia dhe mirëqenia e qytetarëve.

Kryetari i Klinës theksoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali, veçanërisht të bashkëqytetarëve nga Klina që jetojnë dhe punojnë atje, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe vlerave shqiptare.

“Marrëveshja e sotme është dëshmi e fuqishme e miqësisë dhe vullnetit tonë të përbashkët për të punuar së bashku në interes të komuniteteve tona,” tha ai.

Ky binjakëzim synon të krijojë një partneritet të qëndrueshëm dhe solidaritet të ndërsjellë, duke sjellë rezultate konkrete për qytetarët e të dy komunave.

Në përfundim të ceremonisë, u shpreh mirënjohje e thellë për mbështetjen dhe angazhimin e të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy