Sveçla pas sekuestrimit të armëve në veri: Siguria jonë nuk negocion, krimi nuk ka më vend në Kosovë

by informim peje

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas gjetjes të disa armëve dhe pajisjeve të tjera në një bodrum në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla se asnjë pjesë e territorit nuk është më strehë as për kriminelë as për armatim.

banner

“Asnjë pjesë e territorit të Republikës sonë nuk është më strehë as për kriminelë e as për armatim apo elemente të tjera që cënojnë sigurinë e vendit tonë. Në qendër të Mitrovicës së Veriut, në bodrumin e një ndërtese kolektive sot janë gjetur dy armë, municion i llojeve të ndryshme, karikatorë, gazmaskë e pranga. Mbetemi të përkushtuar ndaj rendit dhe ligjit, sigurisë dhe stabilitetit për qytetarët tanë dhe për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy