Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të qartë: pezullimi i dialogut strategjik nuk lidhet me Serbinë apo faktorë të tjerë të jashtëm, por tregon një problem të brendshëm në Kosovë, ai është Albin Kurti dhe Vetëvendosje. Përkthimi i deklaratës së Departamentit të Shtetit është i qartë: Albin Kurti po gënjen, dhe qeveria që ai drejton po e humbet besueshmërinë ndërkombëtare.
Në një kohë kur dialogu me Serbinë kërkon një udhërrëfyes të qëndrueshëm, qasja e një kryeministri që mbështetet në retorikën e “takimeve të nivelit të lartë” po rrezikon legjitimitetin e shtetit. Mbi të gjitha, SHBA-të – aleatët tonë historikë – nuk duhet të lëshojnë dorën nga Kosova dhe drejtimin e dialogut duhet ta ketë Kosova, jo një parti.
Ajo që kërkohet sot është një alternativë politike që mbështet sovranitetin, besueshmërinë ndërkombëtare dhe një plan konkret për zhbllokimin e konstituimit të institucioneve legjitime. Largimi i Vetëvendosjes mund të jetë një hap drejt stabilitetit shtetëror, por duhet të shoqërohet me një program të qartë për dialogun, zhvillimin dhe integritetin institucionional.