Dy të arrestuar në Pejë për armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë

by engel

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Pejë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe deklarim të rremë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 30 shtator 2025, kur një patrullë policore ka ndaluar dy persona në pikën e kontrollit në rrugën “Maja e Zezë – Peklenë”. Gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë.

banner

“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar identitet të rremë. Hetuesit e kanë verifikuar identitetin e tij dhe janë konfirmuar dyshimet për deklarim të rremë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit pas intervistimit, ndërkohë që hetimet për rastin vazhdojnë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy