Rama në Paris: BE-ja t’i ulë në tryezë 7 vendet me të cilat po negocion për anëtarësim, ata duhet të jenë si fëmijët e Ursula von der Leyenit

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që shtatë vendet që janë duke negociuar ose janë në rrugën drejt anëtarësimit të përfshihen në një tryezë të përbashkët evropiane.

Duke folur në Forumin e Paqes në Paris, Rama përdori një metaforë familjare, duke i krahasuar këto vende me fëmijët e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

banner

“Bashkimi Evropian duhet t’i sjellë në tryezë shtatë vendet që janë duke negociuar ose janë në rrugën drejt anëtarësimit. Ata duhet të jenë si fëmijët e Ursulës”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar theksoi se është rastësi që von der Leyen ka shtatë fëmijë, aq sa është edhe numri i vendeve për të cilat po fliste.

Ai shtoi se presidentja e Komisionit Evropian nuk u ka thënë fëmijëve të saj të shkojnë të rriten në lagje dhe pastaj të kthehen në shtëpi.

“Ajo nuk u tha të shkonin të provonin të rriteshin në lagje dhe pastaj të ktheheshin”, tha Rama.

Përmes kësaj analogjie, Rama argumentoi se vendet kandidate duhet të përfshihen në tryezën evropiane dhe në proceset e vendimmarrjes, në vend që të mbeten jashtë derisa të përfundojnë të gjitha reformat e kërkuara për anëtarësim.

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian që nga viti 2019, ka shtatë fëmijë me bashkëshortin e saj, Heiko von der Leyen. Ajo ka qenë më parë ministre e Familjes, ministre e Punës dhe ministre e Mbrojtjes në Gjermani, përpara se të merrte drejtimin e ekzekutivit të Bashkimit Evropian.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy