Flutura Kusari: Sipas propozimeve të Bashes dhe Muratit, Dimal Basha do të duhej të përfundonte në burg për shpifje

by engel

Flutura Kusari, eksperte dhe avokuese për të drejtat e gazetarëve, ka komentuar për statusin ligjor të shpifjes në Kosovë, duke theksuar se ajo nuk është vepër penale.

“Nëse do të ishin përdorë standardet e Dimal Bashes dhe Hekuran Muratit që shpifja të ishte vepër penale, Dimal Basha do të ishte shkuar në burg për shpifje,” tha Kusari.

banner

Ajo theksoi se pavarësisht retorikave dhe “ëndrrave” të LVV-së, shpifja në Kosovë rregullohet nga ligji civil dhe kjo nuk ka ndryshuar.

“Ndërsa aktgjykimin në fjalë jam duke e analizuar dhe shpresoj të gjej kohën për të publikuar një analizë të këtij vendimi,” shtoi Kusari, duke paralajmëruar një vlerësim të detajuar të vendimit në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy