Imri Ahmeti nga Leletiçi: Fitorja jonë është e pashmangshme falë përkrahjes së fuqishme

by Nexhat

Kryetari aktual i Komunes se Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti për kryetar të Lipjanit, ka deklaruar se përkrahja e qytetarëve është garanci për fitoren e tij në zgjedhje.

Në një tubim të mbajtur sonte në fshatin Leletiç, Ahmeti u shpreh se mbështetja e banorëve është dëshmi e drejtimit të duhur në këtë fushatë.

banner

“Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse përkrahja juaj është e fuqishme! Sonte, edhe në Leletiç, banorët na pritën me besim dhe përkrahje. Çdo tubim e çdo bisedë me ju na tregon qartë se jemi në drejtimin e duhur”, tha i pari i qytetit te Lipjanit z. Ahmeti.

Ai theksoi se ky besim është forca që e motivon atë dhe LDK-në të ecin më fuqishëm drejt fitores së përbashkët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy