Taylor Swift “godet” ish të dashurën e Travis Kelce në albumin e ri

by jonzefaj

Taylor Swift po tërheq vëmendjen e fansave me albumin e saj të ri, The Life of a Showgirl, ku duket se i bën referenca të drejtpërdrejta të dashurisë së saj dhe marrëdhënieve të kaluara të të fejuarit të saj, Travis Kelce.

Në këngën e tretë të albumit, “Opalite”, e konsideruar gjerësisht një këngë dashurie për yllin e NFL-së dhe rrugën e Swift drejt romancës së tyre përrallore, reperja duket se i drejton vargjet e saj edhe të kaluarës së Kelce.

banner

Në një nga vargjet, Swift këndon: “Ti nuk mund ta kuptoje pse ndjeje vetminë / Ti ishe serioz në atë lidhje, ajo ishte në telefonin e saj dhe ti ishe vetëm një imazh.” Fansat besojnë se këto linja mund të jenë një aludim ndaj Kayla Nicole, ish e dashura e Kelce-së me të cilën ai kishte një lidhje të gjatë dhe të ndërprerë për rreth pesë vjet, duke nisur nga 2017. Çifti u shfaq shpesh së bashku në tapetet e kuqe gjatë marrëdhënies së tyre.

Swift vazhdon më tej në këngë: “Dhe a nuk përpiqemi të duam dashurinë? I japim gjithçka që kemi / Ti më në fund u largove nga tryeza, dhe çfarë mendimi i thjeshtë / Je i uritur derisa të mos jesh më.”, duke reflektuar mbi përpjekjet dhe sfidat në dashuri.

Ndërkohë, Nicole ka qëndruar e rezervuar për median, por ishte vënë nën vëmendje kur fansat vërejtën se ajo kishte bërë unfollow yllin e NFL-së, Patrick Mahomes, në tetor 2023, pas një darke ku Mahomes dhe gruaja e tij Brittany u shfaqën me Swift. Nicole ka deklaruar për PEOPLE se marrëdhënia e saj me Brittany ishte më komplekse sesa duket dhe se ka diskutuar situatën direkt me të.

Albumi i ri i Swift po tërheq vëmendjen jo vetëm për muzikën, por edhe për mesazhet e fshehta që lidhen me jetën private të të fejuarit të saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy