Kryetari aktual i Komunës së Lipjanit dhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka zhvilluar sonte një takim të ngrohtë me bashkëfshatarët dhe familjarët e tij në Torinë dhe Poturoc.
Në një atmosferë miqësore e përplot emocione, Ahmeti theksoi se mbështetja që vjen nga njerëzit e vendlindjes është forca që e shtyn përpara në rrugëtimin e tij politik dhe qytetar.
“Sonte në mesin e bashkëfshatarëve e familjarëve që janë frymëzimi im për ta çuar Lipjanin përpara me një vizion të përbashkët, një të ardhme që ndërtohet me punë, dinjitet dhe përkushtim.
Fshati im Torina dhe Poturoci janë vendet ku rrënjët janë të thella dhe besimi është i pathyeshëm. Këtë besim e kemi kthyer gjithmonë me punë dhe do të vazhdojmë kështu për Lipjanin që e duam të gjithë”, deklaroi Ahmeti.
Në përfundim, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e bashkëfshatarëve, duke e cilësuar atë si “mbështetje të pakushtë dhe të çmuar” në përpjekjen për ta zhvilluar Lipjanin me projekte të qëndrueshme dhe vizion të qartë.