Fitore për Bashkimin, Rahovecin 029 e Prishtinën, Trepça e nis me humbje

by Nexhat

Bashkimi, Rahoveci 029 dhe Sigal Prishtina kanë shënuar fitore, ndërsa kampionia në fuqi Trepça e ka nisur sezonin me humbje ndaj rivalit të vjetër Peja.

Superliga e Kosovës në basketboll për edicionin 2025/26 ka nisur të dielën.

banner

Në ndeshjen hapëse në “Minatori”, Peja ka triumfuar me rezultat 86:80 ndaj Trepçës.

Pejanët e kanë fituar çerekun e parë (25:21), të dytin (22:18) dhe të katërtin (21:18), ndërsa mitrovicasit kanë arritur të marrin vetëm çerekun e tretë (23:18).
Kapiteni Dardan Berisha ka qenë lider te Peja me nëntëmbëdhjetë pikë, dy kërcime dhe dy asistime, ndërsa Jordan Johnson ka shtuar katërmbëdhjetë pikë. Me nga dymbëdhjetë pikë kanë kontribuuar Tajh Green dhe Cesare Edwards.
Te Trepça janë dalluar Ja’cori Payne me njëzet pikë e dymbëdhjetë asistime, ndërsa Shawn Jones dhe Chad Brown kanë shënuar nga katërmbëdhjetë pikë.

Fitore të thellë ka regjistruar Bashkimi në “Sezai Surroi”, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 106:69.

Prizrenasit kanë dominuae në të katër çerekët, me T.J. Bickerstaff që ka shënuar njëzet e katër pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime. Dequon Lake ka shtuar shtatëmbëdhjetë pikë e shtatë kërcime, ndërsa Jan Palokaj ka pasur një paraqitje të plotë me tetë pikë, nëntë kërcime e katër asistime.
Te Vëllaznimi më të dalluarit kanë qenë Ziggy Ried me njëzet e gjashtë pikë dhe kapiteni Atik Koshi me njëzet e dy pikë.

Një debutim ëndrrash ka pasur Rahoveci 029, që në përballjen e parë në elitë e ka mposhtur Borën me rezultat 95:84 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Rahovecasit e kanë ndërtuar fitoren në dy çerekët e parë (28:20 dhe 26:15), duke ruajtur epërsinë deri në fund. Kentrell Pullian ka qenë më i miri me njëzet e katër pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, ndërsa Isiah Umipig ka shtuar njëzet e tri pikë.
Te Bora u dallua Adem Mekiq me 17 pikë dhe 13 asistime.

Në një tjetër ndeshje dramatike, Sigal Prishtina e ka nisur me fitore minimale 78:76 ndaj Golden Eagle Yllit në palestrën “13 Qershori”.
Prishtina ka dominuar në fillim dhe e ka ruajtur epërsinë në fund, ndonëse therandasit e kanë ngushtuae rezultatin në dy pikë. Lamb Autrey ka qenë vendimtar me pesëmbëdhjetë pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime, ndërsa Arian Azemi ka shtuar dymbëdhjetë pikë.
Te Ylli, më i dalluari ka qenë Trevon Allen me njëzet e dy pikë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy