Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë sipas vlerës së tregut, arriti një nivel rekord të dielën, duke u rritur me gati 2.7% dhe duke prekur çmimin 125,245.57 dollarë, raportoi Reuters.
Ky nivel i ri tejkalon rekordin e mëparshëm prej 124,480 dollarësh, i regjistruar në mes të gushtit.
Rritja e Bitcoin-it po mbështetet nga rregulloret më të favorshme të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe nga kërkesa e fortë nga investitorët institucionalë. Sipas koha.net, fitimet në aksionet amerikane dhe hyrjet në fondet e tregtuara në bursën e Bitcoin-it kanë dhënë një impuls shtesë këtij rritjeje.
Ndërkohë, dollari amerikan pësoi tërheqje të premten, duke regjistruar humbje disa-javore kundrejt valutave kryesore. Pasiguria për mbylljen e qeverisë amerikane, së bashku me vonesat në publikimin e të dhënave kyçe ekonomike si listat e pagave, kanë errësuar perspektivën ekonomike, duke ndikuar në dobësimin e monedhës amerikane.
Në këtë kontekst, Bitcoin vijon të tërheqë vëmendjen si një alternativë e fuqishme investimi në tregjet globale.