Ndriçim, pastrim, trotuare, parqe, Ismaili: Çdo lagje e Prishtinës do të ndjejë përmirësime konkrete

by Nexhat

Në pjesën përmbyllëse të debatit zgjedhor në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, prezantoi shkurtimisht planin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhje.

Ai theksoi se fokusi i tij do të jetë ndikimi i drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të banorëve, duke premtuar ndërhyrje të barabarta në të gjitha lagjet e kryeqytetit.

banner

“Një gjë që do të dihet është që secila lagje në Prishtinë do të ketë përmirësime në jetën dhe funksionin e saj, nga Kodra e Trimave në Hajvali, Kolovicë, Taslixhe, Dardani, Ulpianë, Bregu i Diellit, pjesa e vjetër e qytetit e deri te fshatrat. Të gjitha do të ndiejnë investime direkte në jetën e përditshme, ndriçim, pastrim, trotuare, largim të qenve endacakë, çerdhe, kënde lodrash, parqe për fëmijë, shkolla, kudo ku ka nevojë”, tha Ismaili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy