Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj

by Nexhat

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar një tjetër rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve.

Sipas të dhënave të publikuara, 6 milionë pasagjerë kanë kaluar përmes Aeroportit të Tiranës në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shifër që përfaqëson një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

banner

Të dhënat e paraqitura në grafikun e postuar nga Kryeministri Rama tregojnë se Tirana renditet në krye të aeroporteve të Ballkanit, përpara Beogradit me 4.2 milionë pasagjerë, Zagrebit me 2.2 milionë dhe Prishtinës me 2.1 milionë.

Pas tyre renditen Shkupi me 1.8 milionë, Spliti me 1.3 milionë, Dubrovniku me 1.2 milionë, Podgorica me 0.9 milionë, ndërsa Sarajeva dhe Ljubljana kanë regjistruar nga rreth 0.8 milionë pasagjerë.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy