Rama në “Rubikon”: Transformimi më i madh në Prishtinë është mendësia e re

by Nexhat

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama në fund të debatit me kundërkandidatët në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se transformimi më i madh që i ka ndodhur kryeqytetit, është ndryshimi i mendësisë.

“Prej një mendësie pesimiste që kanë pasur qytetarët e Prishtinës para katër vitesh, sot kemi qytetarë me një mendësi optimiste, sepse sot Prishtina ka vizion, ka projekte transformuese, po transformohet, Prishtina ka njerëz që duan, dinë dhe munden e po i shtyn projektet madhore përpara”, tha ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

banner

“Pra, mendësia optimiste si rezultat i të gjitha iniciativave që ne i kemi marrë”, tha Rama në fund të debatit për atë se për çfarë do të mbahej në mend si kryetar i Prishtinës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy