Fitorja ndaj Suedisë afron Kosovën në ‘play-off-in’ e Botërorit 2026

by Nexhat

Edhe pse ende nuk është vendosur përfundimisht, fitorja e madhe e Kosovës mbrëmë në Suedi ka ndryshuar ndjeshëm sfidat e fazës “play-off” për Kampionatin Botëror 2026.

Goli vendimtar i Fisnik Asllanit ka afruar ndjeshëm “Dardanët” drejt pjesëmarrjes në fazën vendimtare, ku sipas përllogaritjeve të fundit, Kosova pritet të jetë në Vazon e tretë, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjen e Hercegovinën.

banner

Kjo do të thotë se në “play-off” mund të ketë përballje të mëdha që në gjysmëfinale, pasi skuadrat e Vazos 3 do të ndeshen me ato të Vazos 2, ndërsa skuadrat e Vazos 1 me ato të Vazos 4 — gjithmonë me një ndeshje të vetme, që do të zhvillohet në fushën e ekipit më të mirë të renditur nga FIFA.

Vazot e mundshme për “play-off”-in:

Vazo 1: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia

Vazo 2: Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Skocia

Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova

Vazo 4: Uellsi, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut

Për momentin, skenari më i mundshëm parashikon edhe përballje të mëdha, si Italia – Suedia që në gjysmëfinale, ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria mund të përballen me ekipe të forta si Hungaria apo Sllovakia.

Në çdo rast, fitorja në Gotenburg e ka vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së futbollit evropian dhe e ka bërë realisht të prekshme ëndrrën e madhe për Botërorin 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy