Klubi i basketbollit Bashkimi është nisur sot për në Zagreb, ku nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Grupit J të FIBA Europe Cup ndaj gjigantit kroat KK Cibona.
Dueli historik për prizrenasit zhvillohet të enjten nga ora 19:30 dhe do të transmetohet në Youtube.
Nga klubi prizrenas kanë bërë të ditur se ekipi udhëton drejt Kroacisë me besim, motivim dhe energji pozitive, të gatshëm për të dhënë maksimumin në parket dhe për të përfaqësuar denjësisht basketbollin kosovar në arenën ndërkombëtare