Islam Selmani ia ka siguruar medaljen e shtatë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, respektivisht të parën karatesë së Kosovës.
Karateisti kosovar u kualifikua në finale, ku synon ta fitojë medaljen e artë.
Selmani e ka siguruar kështu të paktën medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Për të arritur deri në finale, karateisti ynë i mundi garuesin Sami Tas nga Franca, qipriotin Andreas Gavriel dhe në gjysmëfinale grekun Christos Xenos.

