Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, ka rikthyer fuqishëm energjinë e saj në skenën muzikore me dy superprojekte të reja, që tashmë po qarkullojnë me shpejtësi në platforma digjitale dhe rrjete sociale.
Pas një periudhe krijimtarie intensive, artistja ka publikuar këngët “Ama do love” dhe “Hajde”, të cilat janë vizualizuar edhe me videoklip zyrtar, duke u pritur menjëherë me entuziazëm nga publiku.
Në klipet e reja, Era shfaqet sërish si një ikonë stili, me pamje të kuruara deri në detajin më të vogël dhe një estetikë moderne që e dallon në çdo dalje publike. Kombinimi i ritmeve urbane me energjinë e saj karakteristike, e bën këtë projekt të dallohet mes hiteve të sezonit.

Publiku e njeh Erën si një nga emrat që ka arritur të thyejë barrierat e tregut muzikor shqiptar dhe të depërtojë në arenën ndërkombëtare, duke sjellë gjithmonë prurje unike. Edhe këtë herë, ajo ka arritur të sjellë dy këngë që kanë potencial të kthehen në himne verore, falë melodive ritmike dhe teksteve të kapshme.
Fansat kanë shpërndarë masivisht këngët në rrjete sociale, duke e cilësuar këtë rikthim si një nga më të fuqishmit e Erës në vitet e fundit.

