Një burrë humb jetën në mënyrë të dyshimtë në Podujevë, policia po heton rastin

by engel

Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten pasdite në fshatin Penuhë të Podujevës, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke shëtitur me karrocën e tij rreth orës 15:15, kur papritur gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Ai është dërguar me urgjencë në qendrën emergjente, ku mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij.

banner

Dyshohet se burri kishte probleme shëndetësore, por për të sqaruar rrethanat e plota, prokurori i shtetit është njoftuar dhe policia ka nisur hetimet.

Autoritetet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo për ndonjë shkak tjetër që lidhet me rrethanat e ngjarjes.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy