Vdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë

by Nexhat

Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti malor në shkëmbinjtë e Liqenit të Jazhnicës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit ka zgjatur 9 orë, duke përfshirë ekipe të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

banner

Siç njofton ShKShMk në Facebook,  aksidenti me fatalitet ndodhi më 19 tetor 2025, kur një grup bjeshkatarësh gjeti trupin e viktimës në afërsi të shtegut kryesor,

Viktima, M.N., gjatë ecjes malore në mënyrë të vetmuar, dyshohet të ketë ngecur në shkëmbinj dhe të ketë pësuar fatalitet nga kushtet atmosferike, duke kaluar në hipotermi për shkak të pamundësisë për t’u ndihmuar dhe mungesës së mbulueshmërisë me rrjet telefonik.

Operacioni i evakuimit përfundoi pas marshimit në errësirë dhe kushte dimërore, me koordinim të ngushtë mes ShKShMK dhe Policisë së Kosovës.

“I shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimës’, shkruan ShKShMk.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy