Jashari takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

by Nexhat

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, siç u tha, Jashari falënderoi ambasadorin për mbështetjen strategjike dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin e FSK-së, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve, njofton Klankosova.tv.

banner

Gjatë këtij takimi u diskutua po ashtu  edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

“Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi Gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së.

Kurse Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj”, thuhet në postimin e FSK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy