Moti me surpriza të premten – reshje në mëngjes, diell më vonë

by informim peje

Të premten, në orët e para të ditës dhe gjatë mëngjesit, pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në disa zona mund të jenë në formë rrebeshi, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Pas reshjeve të mëngjesit, moti do të përmirësohet gradualisht, duke u bërë kryesisht me diell. Gjatë ditës, në disa zona parashikohen vranësira të pjesshme me mundësi për ndonjë reshje të izoluar.

banner

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit dhe, herë pas here, pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi që mund të arrijë nga 20 deri në 56 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 17 deri në 21°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy