Smajli: Qeveria mori hua 20 milionë euro për t’i ndarë si subvencione – aty janë edhe 100 eurot për studentë

by Nexhat

Profesori Remzi Smajli, duke shpjeguar borxhin publik, ka thënë se kjo ka të bëjë me kredi të huaja në institucione të ndryshme financiare e që kryesisht përdoren për investime publike.

Sipas tij, një ndër arsyet pse borxhi publik ka rënë ndër vite në vend është përfundimi i disa kredive që më herët kishte marrë Kosova për projekte të ndryshme publike.

banner

“Aktualisht vendi ka borxh publik afatgjatë, jo siç ishte deri më tash trevjeçar, por pesë deri në pesëmbëdhjetëvjeçar. Mungesa e borxhit publik apo e huave në këtë nivel nënkupton moszhvillim. Nuk ka zhvillim sepse nuk ka projekte konkrete prandaj s’ke pse me marrë borxh, pra nuk mundesh me marrë borxh kur nuk ke projekt, ky është problem. Qeveria merr para borxh kur nuk ka mjete për me zhvillu një projekt, por ne kemi para teprica në buxhet, kemi suficit i cili ka mbetur nga mosrealizimi i projekteve kapitale. Nuk është shpenzuar buxheti dhe nuk ke pse me marrë hua. Ky pra është elementi kryesor pse është zvogëluar borxhi publik”, ka thënë profesor Smajli.

Në anën tjetër profesori Smajli ka treguar edhe rastin e fundit kur qeveria ka marrë hua duke emetuar letra me vlerë.

“Së fundi qeveria e vendit ka marrë një hua prej 20 milionë euro, duke emetuar letra me vlerë, dhe me këto mjete do të ipen subvencionet e fundit të premtuara nga qeveria, siç ishte rasti i 100 eurove për studentë. Qeveria, si duket, ka vendosur kështu: përdorimin e këtyre mjeteve për të realizuar një premtim/subvencion ngase si qeveri në detyrë nuk mund të japë para të buxhetit pasi mund të paraqesë shkelje ligjore”, ka shtuar Smajli

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy